Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit H.M, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, vdiq sot rreth orës 19:30.
“Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
“Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!”.