Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Munir Karaloglu, ka bërë homazhe në Prekaz ku ka nderuar të rënët e familjes Jashari.
Karaloglu po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai u prit nga Rifat Jashari.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”, tha Sveçla.