Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se kryeministri Albin Kurti manipuloi në intervistën për mediumin amerikan, Bloomberg.
Rukiqi shkroi në Facebook se “duke qene i vetedijshem per perkeqesimin e indikatoreve ekonomik (rritja ekonomike nen mesataren e viteve te pas shpalljes se pavaresise, çmimet e larta, rritja e varferise, ulja e eksporteve, miliona euro deme nga sanksionet, etj), ne vitin 2022 dhe 2023, ne dy vitet e plota te (mos) qeverisjes se tij, Kryeminstri i vendit del dhe manipulon publikisht ne kanalin prestigjioz Bloomberg, duke shtremberuar realitetin e performances se dobet te ekonomise, duke ”zbuluar” indikatore ekonomik qe nuk i njeh as teoria e as praktika”.
“Ja si manipulon (nga padituria apo pamundesia per te treguar ndonje rezultat): I mbledh % e rritjes ekonomike ne tri vitet e fundit dhe na e prezanton totalin (16%) si rritje ekonomike. Rritja ekonomike reale eshte krahasim i nje viti me vitin baze, e jo akumulim i % te viteve te ndryshme, e as mesatare e viteve qe na konvenojne, per te dalur rezultate me te mira”, shkroi Rukiqi.
Kurti në një moment u pyet për miliona euro të munguara për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Europian.
“Si i zëvendësoni fondet që po ju mungojnë?”, ishte pyetja e gazetares Francine Lacqua.
“Ne po financojmë programe”, ia ktheu Kurti. Ai vazhdoi duke treguar se Qeveria po jep “benefite sociale, grante për shëndetësi, për edukim, për pensione… ashtu siç bëjmë për shqiptarët”.
Për serbët e Kosovës, Kurti tha se “marrin shtesa edhe nga Serbia”.