KRU Gjakova ka njoftuar konsumatorët e saj se mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë shkaku i mungesës së rrymës.
Këto deklarime institucioni në fjalë i ka bërë përmes një postimi për media.
https://permbledhja.com/qytetaret-shfrytezojne-parkun-por-lene-pas-mbeturina/
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
Sqarim!
KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i reduktimeve të energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona mund të paraqiten ndërprerje të furnizimit me ujë.
Sqarojmë konsumatorët se zonat të cilat mund të atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë, janë ato zona të cilat furnizohen përmes Sistemit të Pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit i cili nuk varet prej nesh.
KRU “Gjakova”Sh.A.
29.08.2022.