Kryeministri grek nga Beogradi: Greqia nuk ndërron qëndrim, s’e pranojmë Kosovën

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës, shtet të pavaruar e sovran.

Nga Beogradi, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i qeverisë greke theksoi se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiq, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy plaëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.”,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene, njofton Klankosova.tv.