Në Mitrovicë të Veriut, serbët po protestojnë më 12 shkurt kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.
Protesta po mbahet pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Protestuesit janë nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb.
Tek ura mbi Ibër janë të pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton dinarin serb, për kryerjen e pagesave