Tahiri: Qeveri e korrupsionit, ministrat e Albin Kurtit po bëjnë jetë luksoze

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se me deklaratat e fundit kryeministri Kurti po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK.

Tahiri këtë kundërpërgjigje e tha pas deklaratës së fundit të kryeministrit, ku ditën e djeshme përmes një videoje kritikoi ish-qeveritarët për qeverisjen e tyre.

Kjo është një prej mënyrave se si Albin Kurti mundohet ta largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK dhe me rezervat shtetërore te vajit e grurit që rezultuan edhe me arrestime”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, Qeveria Kurti është niveli galopant i korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

Ndërsa, sa i përket deklartës së kryeministrit që tha se ish-qeveritarët janë kujdesur për jetën e tyre luksoze, Tahiri thotë se një jetë të tillë po bëjnë ministrat e Kurtit.

Ai shton se luksi i tyre kuptohet në shpenzimet që ministrat e kabineti i kryeministrit bëjnë në dreka e darka.

“Jetë luksoze po bëjnë vetëm ministrat e Albin Kurtit që në mënyrë të dyshimtë kanë shtuar pronat pasi erdhën në pushtet, sidomos në lagje luksoze. Po ashtu, shikoni shpenzimet e kabinetit të kryeministrit dhe ministrave në dreka e darka dhe e kuptoni luksin e tyre”, tha Tahiri.