Konfirmohet vdekja tragjike e kirurgut të QKUK Halil Tanaj

Kirurgu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Halil Tanaj ka vdekur të dielën.

Këtë e ka konfirmuar një nga kolegët e tij, Enver Fekaj që është edhe drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.

“Nje lajm trondites, shokues e teper i trishte vdekja tragjike e kolegut tone dr. Halil Tanaj! Nje humbje e madhe per Kosoven. Nje humbje shume e madhe per shendetesine e Kosoves. Nje humbje e permasave te jashtezakonshme per Kliniken e Kirurgjise Abdominale. Ngushellime familjes Tanaj, shokeve, miqve dhe kolegeve! Zoti e meshirofte ne Parajse”, ka shkruar ai në Facebook.

Më parë disa media kanë raportuar se Tanaj ka vdekur pasi “e zuri rryma në banesën e tij”.