Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rregulloren e BQK-së: Lanë pas popullin të varfër, derisa kujdeseshin për jetën e tyre luksoze

Kryeministri Albin Kurti, në reagimin e sontëm në gjuhën serbe, ka akuzuar politikën e gabuar të shtetit të Kosovës, lidhur me çështjen e rregullores së BQK-së, problematikë kjo e krijuar për dinarin serb.

”Lufta, dhe më pas politika e gabuar e politikanëve që ishin në krye të shtetit”, shprehet mes tjerash Kurti, duke vazhduar me: ”Lanë pas popullin pa përkujdesje, të varfër dhe të ekspozuar ndaj organizatave dhe bandave kriminale”, përcjell klankosova.tv.

E gjithë kjo, siç përmend kryeministri Kurti, ”derisa kujdeseshin për jetën luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta”, përfundon ai, duke iu referuar ish udhëheqësve të qeverive të kaluara.

Tutje ai në fjalimin e tij, mburret me qeverisjen e tij, për siç thotë, e drejton një qeveri për të gjitha komunitetet.

”Ju jam drejtuar shumë herë dhe kam theksuar se Qeveria që e drejtoj është Qeveria e të gjithë neve dhe Republika jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu”.