Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, ka ndaluar shoferin SH.B., i moshës 28-vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.
Rasti ka ndodhur me datën 11.02.2024 rreth orës 20:20.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.