E rëndë: Humb jetën kirurgu i QKUK-së, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodh sonte në familjen Tanaj në Prishtinë. Familjari i tyre, kirurgu i njohur i abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për doktorin Halil Tanaj, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësohet se rasti ka ndodh rreth orës 17:00, dhe përkundër tentimit të ekipit mjekësor për t’i ofruar ndihmë, ka qene e pamundur që ai të rikthehet në jetë.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private.