Vuçiq: Kurti urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Tutje Vuçiq ka akuzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës, transmeton klankosova.tv.

”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit”.

”Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta”.

Vuçiq për Pavlovic Today, përmendi edhe specifikisht qasjen e kryeministrit kosovar në raport me SHBA-në dhe NATO-n, e sipas tij Kurti urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”.

”Kurti urren Kombet e Bashkuara”.