Ëmbëltorja “Elida” në kryeqytet ka rëndësi të shumëfishtë.
Përveç si biznes për pronarin, ajo ka dekada që është në shërbim të qytetarëve, shkruan lajmi.net.
Dikur, ish-presidenti Ibrahim Rugova, në kohën kur Kosova nuk ishte shtet, e kishte cak kryesor këtë ëmbëltore se ku do të qëndronte.
Rugova një kohë të gjatë kishte punuar në rrethana të okupimit total serbo-jugosllav.
Ai në këtë ëmbëltore thuhet se diskutonte për çështjet politike të vendit.
Ata që e përjetuan at kohë, flasin sot, dhe mbajnë kujtime respektive për ish-presidentin.