Ish-deputeti i LVV-së Haki Abazi, në një shkrim në Facebook-un e tij e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke u shprehur, “punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë”.
Sipas tij, Kurti po përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se i njëjti thotë se e shpalli vetën të kërcënuar atje sa për ta “manipuluar popullin”.
“Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv i manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni”, shkruan ai ndër të tjera, transmeton Express.
Abazi e ka krahasuar Kurtin me presidentin serb Vuçiq duke thënë se të dy janë “liderë viktimizues”.