Mëngjesin e sotëm në katër komuna veriore janë parë mbishkrime në ndërtesa dhe trotuare ku thuhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”.
Pas kësaj, ka reaguar njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.
Ky i fundit ka shkruar se grafike të ngjashme, ishin shkruar edhe para agresionit të 24 shtatorit në Banjskë.
“Gjersa, krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje, e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhë zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor”, ka shkruar ndër të tjera Musliu.
Postimi i plotë:
Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve;
Sot, grafite (Brigada e Veriut është gjallë & Kur ushtria të kthehet në Kosovë) sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë;
Gjersa, krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje, e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhë zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor!
Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?