Është rikthyer entuziazmi në qytetin tonë sa i përket futbollit.
Pas afro një dekade e gjysmë regjistrojmë startin dy ndeshje – dy fitore.
Triumfi ndaj Lirisë, e sidomos i sotmi në Istog ka gëzuar tejmase biznesmenët.
Madje, disa prej tyre për faqen tonë konfirmuan praninë në sfidën e radhës.
“Çka janë duke bërë këta? Sinqerisht. Thjesht wow! Do të jem përballë Rilindjes gjithsesi. Më pas do t’i shikoj mundësitë për të kontribuar”, tha njëri prej tyre.
Kujtojmë se tash Rahoveci udhëheq re dite tabelare me bilanc të qindpërqindtë.