Përfaqësuesja e SHBA-së në KS të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga siç e tha “veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese”, si dhe inkurajoi vendet t’i rikthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Për çështjen e dinarit ajo tha se SHBA ka shprehur brenga sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së, duke u shprehur se “vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale”
“ShBA mbesin tëpërkushtuara për paqen dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor, duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për forcën e Kosovës në përputhje me mandatin e OKB-së. Është qëllim i yni së bashku me partnerët europianë të nxisim demokracinë, integrimin ekonomik-rajonal, një shoqëri shumë etnike dhe sundim të ligjit”, tha ajo në KS të OKB-së, transmeton Gazeta Express.
“I kërkojmë Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese dhe inkurajojmë që t’i rkthehen Dialogut të lehtësuar nga BE-ja që SHBA e mbështet fuqishëm dhe vazhdimisht”.