Abdixhiku shpalos planin 10 pikësh të LDK-së për tejkalimin e krizës energjetike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një video në profilin e tij në Facebook , ka shpjeguar se cilat masa duhet të ndërmerren për situatën me krizën energjetike.

Sipas tij reduktimet e energjisë që po ndodhin tani gjatë verës janë shenjë që dimri do të jetë edhe më i vështirë.

Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë për të vepruar.Ai ka treguar planin 10 pikësh të LDK-së, për tejkalimin e krizës energjetike.

Ai tha se plani i tij parasheh paketë subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskrimuese, kontrata afatgjate furnizimi dhe heqje të TVSH-së në të gjitha faturat enertgjetike.

https://permbledhja.com/perfundon-afati-i-dyte-i-provimit-te-matures-shteterore/

“Plani bën fjalë për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjate furnizimi, heqje të TVSH-së në të gjitha faturat e energjisë. Ne i kërkojmë Qeverisë të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë. Mbi të gjitha, riparimi i Bllokut A5 në KEK nuk duhet të presë as edhe një ditë”, theksoi ai në 10 pikat.

Abdixhiku përsëriti se Kosova ka nevojë urgjente për plan si të kursehet energjia.“Derisa vendet e BE-së kanë plane kursimi, Qeveria e Kosovës është ende në pushim. Na duhet urgjentisht plan i detajuar për kursimin e energjisë”.