Përfundon afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Është mbajtur sot afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Sipas njoftimit të MASHTI-t, në këtë afat kanë marrë pjesë rreth 5 mijë maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë.

“Provimi është organizuar në 59 qendra të Testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues, si dhe 600 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC)”, thuhet në njoftim.

https://permbledhja.com/kerkohet-shtrenjtimi-i-rrymes-deri-ne-88-per-qind-grafika/

Po ashtu, nga MASHTI kanë thënë se çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës.

“Sipas informatave të para të Komisioneve, provimi ka filluar dhe ka përfunduar në kohën e caktuar dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës. Në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa që parashihen me Ligjin e Maturës, si ndaj administruesve, ashtu edhe ndaj nxënësve.MAShT-i falënderon të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, është bërë e ditur në njoftimin e MASHTI-t.

Ndërkaq, sipas MASHTI-t rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë pritet të publikohen më së largu më 7 shtator.