Durmishi: Rruga Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojë vitin tjetër

Sot është mbajtur konferenca për media rreth Rrugës Prishtinë- Mitrovicë.

Të pranishëm ishin Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi.

“Sapo e nënshkruam kontratën për zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën”, ka thënë Aliu, duke shtuar se ky projekt ka qenë temë diskutimi qe një kohë të gjatë.

Aliu tregoi se bëhet fjalë për një projekt me vlerë 25 milionë euro dhe është huamarrje nga fondi OPEC në bashkëfinancim me Fondin e Saudit për Zhvillim.

Durmishi ndërkohë ka theksuar se projekti do të përfundoj pas një viti.

“… projekti do të mbyllet fiks pas një viti nga sot. Bëhet fjalë për një vit kalendarik”, ka thënë Durmishi.