Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme ka thënë se profesionistët shëndetësorë po ikin çdo ditë nga Kosova.
Haxhiu tha se mbi 3100 profesionistë kanë ikur nga Kosova në tri vitet e fundit.
“Për tri vite, mbi 600 mjekë, mbi 2500 infermierë, fizioterapeutë, teknikë të radiologjisë, teknikë mjekësorë, kanë ikur. Pra, janë më shumë se 3100 profesionistë shëndetësorë që kanë ikur nga Kosova në tri vitet e fundit. Kjo është shumë shqetësuese. Nëse ky trend vazhdon me këto shifra alarmante të ikjes së profesionstëve shëndetësorë, sistemi ynë shëndetësor do të kolapsojë. Prandaj është koha që koka të kthehet nga shëndetësia jonë, sa nuk është bërë tepër vonë”, tha ai.