Tahiri kritika ndaj Qeverisë: Për tre vjet nuk keni arrit me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore

Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mos-sjelljen e ligjit për sigurime shëndetësore.

“Pse që tre vjet nuk vjen sigurimi shëndetësor dhe pse nuk është në diskutim? Për tre vjet nuk keni arrit me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore”, u shpreh ai.

Tahiri poashtu përmendi kategoritë sociale, me theks të veçantë, pensionistët.

“Dje Shemsedin Dreshaj ka dorëzuar ankesën tek Avokati i Popullit. Qysh mundeni me iu dalë pensionistëve përpara. E dini mirë çka keni fol për ata, çfarë premtime iu keni dhënë, asgjë. Reflektoni edhe pse është vitit i fundit”, tha Tahiri.