Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar për pesë raste të vjedhjes së makinave.
Bazuar në raportin e policisë, veturat kanë qenë të parkuara, ku çelësat e tyre, te të gjitha rastet kanë qenë brenda, shkruan lajmi.net.
Pas një pune të menjëhershme, policia ka arritur t’i gjejë veturat, të cilat kishin qenë të braktisura.
Gjatë ditës së sotme janë identifikuar dy të dyshuar, ku mendohet se kanë shkaktuar vet-aksident me njërën nga veturat.
Të dy ata janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.