Afër 2 mijë euro false deponohen në tri banka të Kosovës

Në Kosovë ende po vazhdon trendi i përhapjes së parave false.

Policia e Kosovë ka konfiskuar 1 mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, shkruan lajmi.net

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, “ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

E një tjetër po ashtu ka ndodhur në Fushë Kosovë, “ku ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku “ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se këto raste janë duke u hetuar.