Kryetari i Prishtinës, Përarim Rama synon që në krye të Prishtinës të jetë edhe një mandat.
Ai në ‘’Click’’ të RTV21 tha se pa asnjë dyshim përsëri do jetë bashkë me LDK-në.
‘’Apsolutisht që po e kemi një bashkepunim me LDK- dhe do jemi se bashku në mandatin e dytë, e kam thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin, jemi një jemi bashkë dhe do vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh I bindur se do e fitoj përsëri këtë garë ‘’Pa asnjë dyshim’’.
Rama gjithashtu u shprehë se ‘’Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë, atherë edhe unë do ta votojë atë’.
Ai po ashtu ka thënë se tha se e ka ftuar disa here kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin për tu takuar, por ai nuk ka pranuar.
‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët, normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin, me Kryeminsitrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me disuktu për të mirën e qytetit, e kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë javën tjeter, javën tjetër, ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama.