Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur në “Pressing” të T7 se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent nga 53 milionshi.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.
Dënimi, i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar, ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Por Haradinaj ka thënë se Kosova e ka kontraktuar kopaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet, më pas Haradinaj thotë se Kosova i kishte para borxh për autostradën.Gazeta Express.