Analisti Artan Behrami tha se sot po merren të gjithë me shkarkimet që i bëri Përparim Rama dhe jo me Badovcin (shkëmbimet e pronave).
Ai tha se me qenë këshilltar i Ramës njësoj do të vepronte me shkarkimet.
“Shkarkimi i Ilirikut që duket se ka qenë më i afërt me Përparim Ramën se me PDK-në, ashtu është pa në sytë e PDK-së”.
“Kur e ka shkarku drejtorin e parë ke mendu që PDK e prish koalicionin. Kur e pa që kjo nuk po funksionon ai e rriti dozën ndaj PDK-së dhe e shkarkoi nënkryetaren, më lartë s’ka mujtë ku me shku. Kur e pa që kjo nuk funksionoi, me LDK dhe PDK nuk kanë folur për prishje të koalicionit por për ristrukturim”, tha ai nw Pressing, transmeton Express.
“Sot nuk po flasin për Badovcin por për shkarkime, unë me qenë këshilltar i Përparim Ramës njejtë ia kisha bë”, tha ai.
“Unë mendoj që është një praktikë e LDK-së dhe Përparim Ramës për mi ikë debatit dhe presionit që po ndodh për shkëmbimin e pronave”, u shpreh ai për shkarkimet që Rama i bëri ndaj njerëzve të PDK-së.