Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Kastratit, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar.
Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues ka shpallur fajtor Kastratin dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, deri sivjet më 5 shkurt, kur me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit.
“Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin D.K., e GJYKON:
– DENIM ME BRGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin.
Siç njofton Gjykata, Kastrati ka pranuar fajësinë për veprën penale që rëndon mbi të sipas aktakuzës.