“A s’je ti në burg a?” – deputetja e LDK-së bën shaka kur sheh Pal Lekajn në Komision

Prezenca e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, ngjalli pak të qeshura në takim pasi ai u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishtepaguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“A s’je ti në burg a?, u pyet nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Edhe pak”, ishte përgjigjja e Lekajt, që u pasua me të qeshura nga deputetët tjerë.

“Po gëzohen anëtarë të partive tjera”, ia kthehu Bunjaku.

Ndërsa Lekaj tha se “kanë ndenjtë mirë, përpos njërit”.

Ish-Ministri i Infrastrukturës është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Lekajt i është shqiptuar edhe dënim plotësues ku i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike për 3 vite e gjashtë muaj.

Ndërkohë, avokati i tij, Musa Damati ka deklaruar se do ta apelojë vendimin./EO/