Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, njoftoi se pritet që nesër Komuna e Prishtinës, t’i ofrojë ofertën për rritjen e pagës për punëtorët teknik të shkollave që janë në grevë.
“Nesër pritet që Komuna e Prishtinës të më ofrojë ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë, dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo, greva vazhdon deri në një vendim tjetër”, shkroi ai në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet kanë nisur një grevë, për shkak të pagave të vogla.