Sot u bë lëshimi i Wi-Fi-së nëpër autobusët e “Trafikut Urban”.
Aty mori pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Burim Maraj i cili tha se ky ndryshim kushton rreth 2 mijë e 500 euro në muaj.
“Nuk është një buxhet shumë i madh është diku rreth 2 mijë e 500 euro që na kushton në muaj. Operatori ‘Ipko’ ka ndihmuar me teknologjinë të cilën e kanë futur dhe atë e kemi pa pagesë”.
Maraj tutje tha se nuk do të ketë ndryshim të çmimit në biletat e autobusit, sepse futja e WiFi-së është bërë si mjet promovues që të gjitha shtresat e qytetarëve të shfrytëzojnë sa më shumë transportin publik.
Ai mes tjerash theksoi se ky ndryshim do të ndikojë në mirëqenien ekonomike të qytetarëve, raporton Klankosova.tv.
“Mendoj që është një lajm që na bënë të ndihemi shumë mirë të gjithëve, për shkak se pas një periudhe organzimi, përkushtimi i gjithë stafit që sot pas një kohe të kemi, ndoshta vendi i parë në rajon të kemi në autobusat tonë Wi-Fi-në, internetin pa pagesë. E kjo iniciativë është më shumë se gjithçka tjetër, ta bëjmë sa më atraktiv transportin publik, e transporti publik mendoj se duhet me qenë një mjet i transportit i cili na ndihmon të gjithve të kemi një ambient sa më të pastër, e po ashtu do të ndikojë edhe në mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Maraj.