Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë bllokuar rrugën afër Rudares.
Ndonëse ishte paralajmëruar se bllokada do të jetë vetëm për automjetet me vozitës shqiptarë, rruga është bllokuar në të dy drejtimet, transmeton lajmi.net.
Siç është paralajmëruar edhe më herët, është planifikuar bllokadë e veturave që drejtohen nga shqiptarët përmes Merdarët, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës.
Këto veprime vijnë si rezultat i zhvillimeve të fundit në Kosovë, heqjes së dinarit serb nga qarkullimi dhe ndalimit të tij nga ana e BQK-së, si dhe bastisjeve të zhvilluara nga policia e Kosovës ndaj strukturave paralele.