Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot e pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.
Takimi do të mbahet në Presidencë, duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.
Pas Osmanit, Pistorius do të jetë për vizitë tek kryeministri Albin Kurti, takim ky që fillon në ora 12:30.
Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.