Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, kakonfirmuar se Superkupa e Kosovës do të zhvillohet pas javës së 10-të të kampionatit të rregullt.
Kështu ka vendosur Federata e Basketbollit të Kosovës, që ka njoftuar se stinori i Superligës nis me datat 10/11 shtator, gjersa Superkupa është shtyer më vonë.
Arsyetimin për shtyerjen e Superkupës e cila zakonisht luhej në fillim të stinorit e ka dhënë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në deklarimin për AsistiOnline.com i cili ka zbuluar poashtu kohën e ardhshme se kur do të luhet kjo garë.
”Superkupa sivjet do të mbahet pas xhiros së X të edicionit 2022-23. Superkupa nuk ka mundur të mbahet para stinorit, siç ka ndodhur rëndom, për shkak të Eurobasketit i cili mbahet nga 1 deri 18 shtator, ndërsa ka qenë pajtim i përbashkët me klubet e Superligës që të fillohet më herët me garën në mënyrë që ekipeve pjesëmarrëse të Kosovës në garat evropiane tu sigurohen disa ndeshje para pjesëmarrjes në këto kualifikime nga 21 deri 30 shtator.
Kalendari i garave tashmë është finalizuar për të gjitha garat, që ekipet e Kosovës i presin për stinorin e ri dhe me shortin e nesërm do të mësojmë edhe derbit e parë që do na presin, nga data 10 shtator në Prince Caffe Superligën e Kosovës”, përmbylli prononcimin Fetahu.
https://permbledhja.com/ky-televizion-kosovar-e-transmeton-mecin-e-florian-markut/