Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar mbrëmë pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria amerikane është shumë e shqetësuar për largimin e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Deputetja e britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas kësaj deklarate të Hovenierit.
Në një reagim në “X”, Kearns ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron bilanci këtu.
“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskë mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns.
Ndryshe ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, ku kanë kërkuar që të shmangen veprimet e njëanshme që mund të shkaktojnë tensione