Është gjendur pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë gjetur viktimën të shtrirë në dysheme, përcjell Klankosova.tv.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.