Deklarata e Hovenierit, Miftaraj: Duhet me bë shumë bërllok një qeveri e udhëhequr nga amatera që reagoi ambasadori në vikend

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar mbrëmë pasi Ambasada amerikane në Kosovë reagoi ndaj Qeverisë Kurti. 

Në reagimin e saj, Ambasada tha që kjo qeveri po rrit tensione etnike të panevojshme.

Miftaraj në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se një qeveri duhet të bëj shumë ‘bërllog’ për ta detyruar ambasadën amerikane me reaguar në orët e vona në vikend.

“Duhet me ba shume shume bërrllog nje qeveri e udhehequr nga amatera me detyru ambasaden amerikane me reagu ne ora 22 30 ne dite vikendi. BQK mundet mu marr edhe me politike nga sherbetoret e qeverise ne kete institucion por pasojat politike, diplomatike, ekonomike dhe financiare do ti barte populli dhe Republika e Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.