Komandanti i KFOR-it siguron Kurtin se situata e sigurisë “po monitorohet nga afër”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në njoftimin e KFOR-it në Facebook thuhet se Kurti e Ulutas diskutuan për “rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv në të gjitha institucionet e sigurisë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.”

Ai i ka konfirmuar kryeministrit Kurti se KFOR po “monitoron situatën nga afër”, dhe se janë të gatshëm “të veprojnë përputhje me mandatin” për të “ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.