Gani Mehmetaj, publicist relativisht i njohur, ka shkruar një status, të cilin e ka titulluar “Agnostiku dhe haxhi”.
Në shkrimin e tij, Mehmetaj pretendon se një gazetare nuk e ka ditur kuptimin e termit agnostik, një pikëpamje që thekson se asgjë nuk mund të dihet mbi natyrën e zotit përtej shpërfaqjeve materiale.
Po ashtu, Mehmetaj ka treguar se është zemëruar nga një pyetje e gazetares në shesh. Më saktë, ai thotë se është pyetur nëse dëshiron të shkojë në haxhillëk.
“Agonstiku dhe haxhi
-Jam agnostikë, – i thoshte bashkëbiseduesi i moshës së tretë gazetares së re që e pyeste për islamin.
-Kurrë s’ paskam ndegju për këtë fjalë!, u habit gazetarja e një TV-je të Kosovës.
A e ka mbaru shkollën fillore kjo gazetare, me pyeti një mik.
Një gazetare tjetër me pyeti në Sheshin Nëna Terezë:
– ke dëshirë me shku në haxhë ?( haxhillëlt).
-Kush ti dikton këto pyetje idiotësh, -me shpërtheu zemërimi.
Ajo vazhdoi tutje në kërkim të viktimave.” – shkroi ai.