Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar iniciativën e re të Qeverisë sipas tij për “kontrollimin e mediave online”.
Ai në “Debat Plus”, tha se kjo iniciativë e Qeverisë së Kurtit është një kopje e shëmtuar e iniciativës së para tre vjetëve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mushkolaj po ashtu tha se iniciativa e Qeverisë bie ndesh me kriteret e Këshillit të Evropës.
“Ky është një kopjim i dështum i iniciativës së Ramës që ka dështu. Para tre vjetësh 2019, në të ashtuquajturën paketë antishpifje, është aprovu disa ditë para vitit të ri… Është iniciativë e ngjashme, e dimë çfarë reagime ka pasur. Është iniciativë që bie ndesh me KiE. Në rastin e OSBE ka qenë e qartë sa i përket licencimit të mediave online”, tha ai.