Kundërshtimi i gazetarëve: Me ligjin e KPM-së, qeveria i kërcënon mediat

Një projektligj me rëndësi i nxori në konferencë të enjten, pak ditë para diskutimit në kuvend.

Asociacioni i Gazetarëve po e konsideron të dëmshëm Projketligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që është miratuar në qeveri në dhjetor.

Kjo meqë si i tillë ky ligj, sipas tyre, parasheh kompetenca më të zgjeruara për KPM-në ndryshe nga vetërregullimi që më parë iu bëhej portaleve nga Këshilli i Mediave të Shkruara.

Sipas kryetarit tw AGK-së, Xhemajl Rexha, pushteti kështu po synon kapjen e mediave online, njofton Klan Kosova. Kjo qasje e ekzekutivit po konsiderohet vazhdimësi e armiqsore së pushtetit me media. Një praktikë e tillë sipas AGK-së nuk zbatohet në shtetet e jashtme e qeveria po do ta keqinterpretojë qëllimshëm.

Ekzekutivit iu kërkua tërheqja nga ky projektligj, e dialog gjithëpërfshirës deri në plotësim të tij, për çka janë njoftuar edhe ambasadat e organizatat ndërkombëtare.