Deputeti nga parlamenti i Serbisë, Shaip Kamberi, sot është takuar me ambasadorin e ShBA-ve, Christopher Hill dhe me ambasadorin e OSBE, Jan Braathu.
Kamberi gjatë takimit me ambasadorët ka folur rreth gjendjes në Luginën e Preshevës, dhe ka thënë se Lugina ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni, transmeton lajmi.net.
Ai këtë lajm e lajmëroi në rrjetin e tij personal “Facebook” dhe ka shprehur edhe disa kërkesa ambasadorëve.
*Njohja e diplomave nga Kosova
*Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi I personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!
*Integrimi I plotë I shqiptarëve në sistemin gjyqësor
*Integrimi I plotë I shqiptarëve në Polici, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
“Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutuam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!
Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.
Njohja e diplomave nga Kosova
Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!
Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor!
Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc
Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!
Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh.”