Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër Enver Sylka dhe Emir Sylka, për përfshirje në vrasjen e Nazmi Veliu, në shtator të vitit të kaluar.
I akuzuari Emir Sylka dyshohet për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, ndërsa Enveri për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore.
Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.”
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Sinjali