Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Brukselit s’kanë edhe shumë kohë për të vendosur mbi ‘planin e sekuencimit’ për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.
Këtë nguti e vuri në pah dje edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila përmendi zgjedhjet në Bashkimin Europian dhe ndërrimin potencial të njerëzve që merren me procesin e normalizim të marrëdhënieve mes dy fqinjëve ballkanikë.
Presidentja Vjosa Osmani ishte e para që priti në takim të martën emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ia potencoi urgjencën që Kosova dhe Serbia të vënë në zbatim marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër.
Këtë urgjencë e përmendi dje edhe Osmani në një prononcim për gazetarë pas homazheve që u bëri heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Osmani tha se me Lajçakun diskutuan edhe për çështjen e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se i ka ndarë shqetësimet e saj edhe në këtë takim, por edhe
“Për detajet teknike se si e në çfarë mënyre do të vendoset ky që quhet plan i sekuencimit, jam e bindur që këto do të determinohen në takimet e ardhshme në dialog ndërmjet kryenegociatorëve. Por, siç e dini nuk ka mbetur edhe shumë kohë për shkak se…zotëri Lajçak ka edhe pak kohë sepse siç e dini janë edhe zgjedhjet në Bashkimin Europian, pas zgjedhjeve pastaj janë emërimet e reja të komisionerëve, përfshirë edhe të përfaqësuesve të lartë. Unë s’mund të paragjykoj se kush do të jenë ata, por si rregull mandati i Lajçakut është edhe disa muaj, deri diku në verë. Po, për datën e saktë besoj mund të përgjigjen ata”, tha Osmani.
Presidentja tha se shqetësimet e saj mbi draftin e prezantuar vitin e kaluar tha se i ka ndarë në disa takime.