Ish-nënkryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka komentuar përfshirjën e kryeministrit Kurti në politikën ditore në Maqedoninë e Veriut.
Ahmeti në Klan Kosova, tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i vendit Albin Kurti, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, janë “kafshë politike” që 24 orë mendojnë për politikë.
“Edi Rama, Albin Kurti, Hashim Thaçi, nuk po dua t’i ofendoj por këta janë kafshë politike. Kur hyn në politikë ti mundohesh të ndryshosh diçka, për të ndryshuar diçka duhet të kesh ndikim”.
“Albin Kurti sot si kryeministër i Kosovës mund të jap mendim për Maqedoninë e Veriut, por unë po them të mos shkoj të tregoj për kë duhet votuar”, shtoi Ahmeti.