Policia vazhdon aksionin në veri, gjenden thasë që dyshohet se u përdoren për barrikada

Policia e Kosovës ka vazhduar sot aksionin e nisur dje në veri dhe ka bastisur një tjetër lokacion ku janë gjetur thasë me rërë që dyshohet se u përdoren për barrikada në vitin 2022, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, i cili ka njoftuar se pronari i shtëpisë që u kontrollua tashmë po intervistohet.

Të njëjtit, gjatë ditës së djeshme i janë konfiskuar pajisje të lojërave të fatit.

“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhden e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyr edhe tek një shtëpi private ku ka has në thas të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022.

Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpis i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpis ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit

Pronari momentalisht është duke u intervistuar.” – ka njoftuar Elshani.