Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Berat Rukiqi, janë duke zhvilluar vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të takimeve, ata këtë të mërkurë, janë pritur nga Drejtoresha e Zyrës për Evropën Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Colleen E. Hyland.
“Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjejë rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Rukiqi, transmeton KlanKosova.tv.
Hyland, sipas tij, ka mirëpritur shqetësimet dhe vlerësimet e tyre për procesin e dialogut dhe rrugën përpara për zhvillimin e vendit.