Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chirsopher Hill, nga Presheva iu ka dhënë përgjigje edhe të gjithë atyre që e akuzojnë se ia mbanë anën Beogradit.
Hill ka thënë se ai ndodhet si ambasador në kryeqytetin serb për të ndjekur dhe përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se interes i Washingtonit zyrtar është që të ketë raporte dukshëm më të normalizuara në mes të Kosovës dhe Serbisë në linjë me atë që është duke e bërë emisari Miroslav Lajcak.
“Unë jam këtu për të ndjek interesat e SHBA-së. Dhe interesi i vendit tim është. Dhe interesi i shtetit tim është që të ketë një normalizim shumë më të dukshëm të raporteve, në linjë me atë se çfarë është duke bërë z. Lajcak”, ka thënë Hill./Express/