Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka thënë se po diskutohet shtyrja e zbatimit të rregullores, e cila e përjashton dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve në Kosovë.
Nurboja ka thënë se pezullimi “në asnjë mënyrë”.
“Pezullimi [i rregullores] në asnjë mënyrë. Shtyrja është në diskutim e sipër. Lajçaku nuk ka pasur takim me askënd nga BQK-ja. Siç e dini, BQK-ja është institucion i pavarur. Ne jemi duke e diskutuar si çështje, nuk ka vendim përfundimtar ende, sot do të dalim me një vendim se ajo nga nesër hyn në fuqi”, ka thënë Nurboja për REL’in.