Me tre vite e tetë muaj burgim është dënuar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.
Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.